Lirohen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!

100

Çmimi i benzinave pas mesnate do të lirohet për 1,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës për 2.5 denarë për litër, përcjell TV21. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 3,5 denarë për litër. Kujtojmë se këto janë çmimet maksimale të përcaktuara nga KRRE-ja, konkretisht partnerët e OKTA-s zbatojnë edhe masën e lirimit për dy denarë për litër për benzinat dhe 3 denarë për naftën.

Çmimet e derivateve sipas vendimit të KRRE-së, duke ia shtuar lirimet nga OKTA:

Benzina BS-95 – 80 den/l

Benzina BS-98 – 82 den/l

Nafta – 92,5 den/l

————
Vaji ekstra i lehtë – 96,5 den/l

Comments