Mbetjet e aeroplanit të rrëzuar në ekspertizë

165

Moebel THEMA

133331894

Për shkak të vëllimit të materialit dhe nevojave të hetimit, ngritjes dhe transferimit të mbetjeve nga aeroplani i rrëzuar do të vazhdojë edhe sot, informojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Ekipi, ashtu siç citojnë nga prokuroria, prej mbrëmë në vendin e ngjarjes punojnë në ngritjen dhe transferimin e mbetjeve të aeroplanit, të cilat gjatë ekspertizës ishin shënuar dhe siguruar. Mbetjet dhe materiali tjetër do të dërgohen në lokacion të sigurtë nga  PTHP Shkup, ku persona profesionalë do ta kryejnë ekspertizën e domosdoshme.

“Pardje përfundoi xhirimi me dron në vendin ku ndodhi fatkeqësia e aeroplanit në afërsi të fshatit Kozhle. Në orët e mbrëmjes janë përgatitur xhirimet dhe janë dorëzuar  në procedurë të mëtutjeshme në Prokurorinë Themelore Publike Shkup. Xhirimet në korelacion me materialin tjetër të mbledhur dëshmues do të jenë lëndë e analizës së prokurorëve publikë dhe personave profesionalë nga ekipi i formuar për hetim të fatkeqësisë së komunikacionit”, citohet në kumtesën e Prokurorisë.

Pardje në Institutin për Mjekësi Ligjore janë dërguar trupat e gjashtë pasagjerëve të vdekur nga aeroplani. Sipas urdhërit të prokurorit publik do të zbatohet procedurë  e identifikimit të tyre përmes ADN analizave.

Siç njoftuan mediat italiane, aeroplanin privat e ka drejtuar piloti 59-të vjeçar Francesko Montanjer, kryetar i aeroklubit amator sportiv “Trevizo”. Me të ka qenë edhe nënkryetari i klubit Dario Bastasin, Luka Dale Mule dhe Angelo Kalegari, si dhe Ilaria Bertio dhe Visar Begaj nga Kosova, të cilët kanë pasur edhe shtetësi italiane.

Së bashku me tre aeroplanë të tjerë të klubit, aeroplani i rrëzuar më 6 shtator pasdite ka fluturuar nga Trevizo. Kanë planifikuar të udhëtojnë në Prishtinë, ndërsa mbi Maqedoni është dashur të kalojë dhe është paraqitur në aeroportin “Aleksandri i Madh” – Shkup për t’u furnizuar me karburant.

Comments