MUSLIU: ESHTRAT E GJETURA NË ZAJAZ JANË TË SHQIPTARËVE TË MASAKRUAR NGA ÇETAT SERBE


Varrezat masive që janë gjetur në oborrin e shtëpisë të Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, thuhet se ato janë eshtra të shqiptarëve të cilët u vranë në vitin 1913-të nga çetat serbe. Mulsi Musliu nga këshilli hetues për njerëzit e rënë thotë se në këtë vend është kryer gjenocid ndaj dhjetëra njerëzve.
“Në vitin 1913 gjatë luftërave ballkanike këtu çetat çetnike serbe, kanë zhdukur dhe kanë vrarë 10 deri në 60 njerëz , të cilët pasi janë ekzekutuar dhe djegur janë hedhur në pusin e pa përfunduar. Për hirë të ekspertizës dhe organeve kompetente ne nuk do të japim informacione të tjera të cilët e kemi burime historike vendore dhe të jashtme për atë siç e shihni edhe ju vet këtu bëhet fjalë për një gjenocid I cili nuk mund të shpjegohet, kështu që në të ardhmen pasi që ekspertiza ta kryej punën e vet do të kemi informacione se çka ka ndodhur, me këto varreza masive. Këtu janë ekzekutuar shqiptarë për të cilët do të tregoj ekspertiza” , tha Musli Musliu.