Nexhmedin Spahiu: Reagimi i Enver Hoxhajt, i tepruar

124
Nexhmedin Spahiu: Reagimi i Enver Hoxhajt, i tepruar

Moebel THEMA

“Unë po them që ky ligj e sanksionon Beratin. Këto ligje kanë hapësirë dhe kur vie puna tek zbatim i tyre nga gjykatat, është edhe më keq. Problemi është që merren paragrafë dhe ligje nga shtete tjera.”
Analisti politik Nexhmedin Spahiu është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ku është duke u diskutuar lidhur me kërkesëm e ambasadës turke për burgimin e gazetarit Berat Buzhala.

Sa i përket mundësisë së ndëshkimit të Berat Buzhalës në bazë të ligjeve aktuale, Nexhmedin Spahiu ka vënë theksin tek hapësirat ligjore dhe formës se si draftohen ato.

“Unë po them që ky ligj e sanksionon Beratin. Këto ligje kanë hapësirë dhe kur vie puna tek zbatim i tyre nga gjykatat, është edhe më keq. Problemi është që merren paragrafë dhe ligje nga shtete tjera.”

Ndërsa sa i përket reagimit të ministrit Enver Hoxhaj, Spahiu e sheh këtë si të tepruar.

“Mendoj që reagimi i Enverit ka qenë i tepruar. Ai ka popullarizua Berat Buzhalën. Mendoj që Enveri e ka tepruar, ndërsa refuzim estetik, në këtë rast ka bërë vetëm Aleksader Lumezi. Të tjerët kanë shkuar përtej reagimit estetik, përderisa Lumezi ka mbyll rastin”.

Comments