VIDEO/ ‘Shpërthimi’ në Gjermani, policia sqaron ngjarjen 

308

 

5798ce1ec4618893598b45ee

Policia gjermane ka mohuar raportimet lidhur me një shpërthimi në afërsi të një qendre të emigrantëve në Bavarinë veriore.

Sipas policisë, tymi erdhi nga një valixhe mbushur me kanaçe me spraj, por nuk ka pasur shpërthim dhe askush nuk u plagos.

Policia ka konfirmuar se nuk ka pasur eksploziv në valixhe që përmbante vetëm “kanaçe aerosol (lloj gaz)”.

“Jo shpërthim, asnjë i plagosur,” shkruhet në llogarinë zyrtare në Tëitter të policisë.

Policia tha se janë në kërkim të pronarëve të valixhes, një burri 30-vjeçar dhe një gruaje 20-vjeçare.

/Syri.net/

 

Comments