Ohër, humb jetën një 18 vjeçar nga Gostivari

Një 18 vjeçar me iniciale M.D nga Gostivari ka humbur jetën një natë më parë, për arsye ende të panjohura, në Ohër. I riu bashkë më një grup nxënësish kanë qënë duke bërë kamping në plazhin e Gradishtës, në qytetin Ohrit.
Mjeku kujdestar nga Ndihma e shpejtë e Ohrit ka informuar se rreth orës 20 atij i është përkeqësuar gjendja dhe ka humbur vetëdijën. Më pas ai ka pësuar ngërçe dhe ka vdekur.