Për shkak të mjegullave të shumta ulet dukshmëria në rrugën Tetovë-Gajre

284

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, dhe në rrugë me lagështi. Është zvogëluar dukshmëria për shkak të rënies së mjegullave deri në 50 metra në rrugët Tetovë-fshati Gajre dhe Pavlleshnici, Kulla-Katllanovë, ndërsa deri në 100 metra është zvogëluar dukshmëria në Straçin-Kriva Pallankë dhe Tetovë-Gostivar, informojnë nga LAMM.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Comments