Përballja e vëllait të vogël me të madhin

332

“Për Kosovën është ndeshje e madhe, shumë emocionale. Është përballje e vëllait të vogël që do të fitojë ndaj të madhit”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës para ndeshjes miqësore me Shqipërinë

Të martën mbrëma, Kosova dhe Shqipëria do të përballen në miqësoren e parë zyrtare në Letzingrund.

Përzgjedhësi i verdhekaletërve, Bernard Challandes, e ka cilësuar si ndeshje shumë emocionale dhe me peshë për të dy skuadrat.

“Për Kosovën është ndeshje e madhe, shumë emocionale. Është përballje e vëllaut të vogël që do të fitojë ndaj të madhit”.

“Të gjithë në Shqipëri dhe Kosovë flasin për këtë ndeshje”.

Por ai ka thënë se u ka kërkuar lojtarëve që ta trajtojnë ndeshjet me kujdes, duke hequr emocionet, meqë luajnë edhe pas disa futbollistë të rëndësishëm.

“Neve na mungojnë gjashtë lojtarë. Natyrisht do ta vërejmë mungesën e tyre. U kam thënë lojtarëve të jenë të qetë dhe të luajnë pa emocione”.

Comments