Pesë nënkryetarët e rinj të Kuvendit zgjidhen me 104 vota pro

216

Kryeparlamentarja e re e Kosovës, Albulena Haxhiu, pas fjalimit të saj pasi mori këtë pozitë, prezantoi pikën e katërt të rendit të ditës, që është zgjedhja e pesë nënkryetarëve.

Ajo sqaroi se votimi i pesë nënkryetarëve do të bëhet në pako, siç është dakorduar në takimin e djeshëm të partive politike me tashmë ish-kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha.

Hekuran Murati propozoi Ardian Golën për nënkryetar nga LVV.

Blerta Deliu-Kodra e PDK-së, propozoi Vlora Çitakun.

Nga LDK-ja, Besian Mustafa e propozoi Kujtim Shalën.

Lista Serbe, përmes deputetit Igor Simiq, propozoi Sllavko Simiqin.

Elbert Krasniqi propozoi Emilija Rexhepin.

Në votim morën pjesë 115 deputetë, nga të cilët 104 votuan për, 3 kundër dhe 6 abstenuan.

“Me zgjedhjen e nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu. /Klankosova.tv

Comments