Policia e Kumanovës arreston tre shqiptarë, njëri nga fshati Llopat

174

Tre persona janë paditur nga policia kumanovare për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “vjedhje e rëndë”. Bëhet fjalë për personat me iniciale Xh.I. (23) nga Gostivari, , Е.А. (27) nga fshati Debresh i Gostivarit dhe M.A. (27) nga nga fshati Llopat i Kumanovës.

Sipas MPB-së, ata akuzohen se në periudhën 2-3 shkurt të këtij viti, me përdorim të mjetit të fortë kanë kryer vjedhje të rëndë në një këmbimore prej ku kanë marrë një kasafortë metali ku ka pasur një pistoletë “Bereta” 50 plumba, , 2.160 euro, 909.640 denarë, 3.200 dollarë amerikanë, një orë dore prej ari , vula të kompanisë dhe dokumente. Me këtë rast kanë shkaktuar dëm në vlerë prej rreth 20 mijë eurove, njofton policia.

Comments