Prishtina sërish prin më numër të madh të rasteve, këto janë komunat tjera të prekura

411

113 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të mërkurën në Kosovë, përderisa 67 persona janë regjistruar si të shëruar, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

113 rastet pozitive kanë rezultuar pas testimit të 266 mostrave.

Sërish numër më i madh i rasteve janë paraqitur në komunë e Prishtinës, gjithsej 36 raste me koronavirus.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”. /Lajmi.net/

Comments