Prishtina zhgënjen në “Fadil Vokrri”, gjithçka vendoset në Gjibraltar

338

Ndonëse llogaritje favorit absolut, megjithatë, Prishtina nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim 1-1, në duel me St Josephs nga Gjibraltari.

Prishtina dhe St Josephs u ballafaquan në “Fadil Vokrri” në ndeshje para-kualifikuese për Europa League, në një ndeshje ku skuadra jonë e kontrolloi lojën më mirë në terren, por jo sa për të arritur fitore.

 

 

Skuadra e Mirel Josës, mirë e nisi lojën dhe vetëm pas 28-të minutave përmes Armend Dallkut nga penalltia zhbllokoi ndeshjen duke kaluar në epërsi prej 1-0.

Mirëpo, gëzimi i kryeqytetasve nuk zgjati më shumë së pesë minuta, sepse skuadra mysafire e shfrytëzoi mjaft mirë një pakujdes të mbrojtjes së bardhekaltrve, dhe me anë te Juan Pena (31’), barazuan shifrat në 1-1, rezultat më të cilin ekipet shkuan në pushim.

Edhe në fraksionin e dytë, ishin prishtinasit ata që e kontrolluan lojën në terren, bën presion të madh drejt portës mysafire, duke krijuar disa raste të mira, por që nuk ia doli që të gjej golin e fitores, kështu që ndeshja mbyllet baras 1-1.

Skuadra kualifikuese do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që luhet pas një javë në Gjibraltar.

Comments