Qeveria: Nuk i bëjmë ftesë të veçantë Listës Serbe, ata mund të zëvendësohen (Video)


Qeveria e Kosovës nuk do t’i bëjë ftesë të veçantë Listës Serbe për të negociuar për bojkotin që ata po i bëjnë institucioneve të Republikës së Kosovës. Por është e gatshme që të negocioi me këdo për interesa të qytetarëve të Kosovës. Kështu është shprehur Besnik Berisha, këshilltari ligjor i kryeministrit Isa Mustafa në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.
“Nuk do të këtë kompromise të asaj natyre që do të dëmtojnë interesat. Por çfarëdo nevoje për të sqaruar për të dhënë informacione shtesë, kryeministri është i disponuar dhe i gatshëm për të nda çfarëdo shqetësimi me ta, por jo për të shkuar prapa”, ka deklaruar Berisha në “Kontakt”.
Nocioni bojkot apo ngritje e pozitës, sipas Berishës nuk ekziston as në kushtetutë, as në rregullore të qeverisë, por mendon se Lista Serbe do të bie ndesh fillimisht me ata që i kanë zgjedhur e më pas do të zëvendësohen me të tjerët.
“Ata zëvendësohen me përfaqësuesit e komunitetit të tyre. Në Parlamentin e Kosovës mos harroni se ka edhe deputetë serb që nuk i takojnë Listës Serbe. Po ashtu në Listën Serbe ka edhe pjesëtarë të saj që nuk pajtohen me këtë bojkot”, ka deklaruar ndër të tjera Berisha duke shtuar se do të këtë një tolerancë, por absolutisht të pakufishme./GazetaTribuna/