Reali niset për në Gjermani me një ekip superfuqi

161

Real Madridi sapo ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e nesërme ndaj Bayern Munchenit.

Në listë është edhe Bellinghami, duke kompletuar skuadrën për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Mbrojtësi, Raul Asencio, nuk është përfshirë në listën e trajnerit Arbeloa – dhe nuk dihet arsyeja. Pasi mbrojtësi 23-vjeçar luajti gjithë ndeshjen ndaj Gironas në vikendin e kaluar.

Pjesë e skuadrës është edhe Mendy, mbrojtësi që ka munguar shumë javëve të fundit për shkak të lëndimeve./Indeksonline/

Comments