Rebalanci i buxhetit: Përplasen VMRO, LSDM e PDSH

265
Rebalanci i buxhetit: Përplasen VMRO, LSDM e PDSH

Në vazhdimin e debatit për rebalancin e buxhetit, LSDM tha se mund të sigurohen 27 milionë euro për t’u kompensuar dëmet nga vërshimet pa i përdorur mjetet e euroobligacionit, nga kjo parti kërkojnë që të shkurtohen rreth 500 mijë euro nga Drejtoria për zona të lira ekonomike.

Por, nga pushteti këto amendamente të opozitës i quajnë si tentime për të përfituar pikë politike, ndërsa thonë se mjetet e zonave të lira nuk duhet të shkurtohen për shkak se janë të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.

“Kur bëjmë fjalë për zonat e lira ekonomike, duhet të jemi të njëzëshëm edhe ne si pozitë edhe ju si opozitë, se këtu janë beneficionet ekonomike më të mëdha që i fiton shteti, si në pjesën e rritjes së BPV-së”, Liljana Kuzmanovska nga VMRO–DPMNE.

“Ne nuk kërkojmë që të shkurtohen mjetet tek Drejtoria e zonave të lira ekonomike në pjesën e investimeve kapitale, por kërkojmë që të shkurtohen shpenzime në pjesën e shërbimeve”, tha Marijanço Nikollov nga LSDM.

PDSh këtë radhë nuk ka paraqitur asnjë amendament, për shkak se, sipas tyre, Qeveria është neglizhoente ndaj kërkesave të kësaj partie. Nga PDSh thonë se kishin propozuar amendamente edhe pas vërshimeve në Tetovë, por asnjë kërkesë e tyre nuk ishte marrë parasysh.

“Pas asaj fatkeqësie në Shipkovicë dhe në Reçicë të Madhe, ka qenë dy herë sjellja e buxhetit dhe rishikimi i buxhetit, në të cilin PDSh-ja dorëzonte amendamente, kjo shumicë parlamentare nuk ishte në gatishmëri për të pranuar amendamentet e PDSh-së, të cilët kishin të bëjnë për banorët e atyre vendbanimeve, rregullimin e shtretërve të lumenjve, rregullimin e kanaleve ujitëse apo kanaleve të ndryshme që janë në mëshirën e Zotit”, theksoi Ernad Fejzullahu nga PDSh, njofton RTVM2.

Comments