Rihanna, ambasadore e “Partneritetit Global për Arsimin” të Julia Gillard

Rihanna është tashmë një tifoze e zjarrtë e ish-kryeministres Julia Gillard pasi u panë bashkë në New York për një qëllim të përbashkët.
Emrat e mëdhenj të muzikës u bashkuan me figurat politike në “The Global Citizen Festival” që transmetohet drejtpërdrejt në një lëndinë të madhe në Central Park Në New York, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme.
Rihanna njoftoi të premten në twitter se ajo është bërë ambasadore e “The Global Partnership for Education”( Partneriteti Global për Arsimin) kryetare e të cilit është Julia Gillard.
Rihanna’s Clara Lionel Foundation do të mbishtese iniciativën për të mbështetur 65 vendet në zhvillim, për të siguruar që çdo fëmijë të marr një arsim bazë cilësor, t’u jepet prioritet më të varfërve, shtresave më vulnerabël që jetojnë vende të brishta dhe të prekura nga konfliktet.
Rihanna kryesoi festivalin 6 orësh, ku gjithashtu u paraqitën performanca të Metallica, Kendrick Lamar, Major Lazer, Demi Lovato, Ellie Goulding, Eddie Vedder, Chris Martin dhe Yusuf.


