Selman Sulisi është zgjedhur kryetar i Aleancës -Dega Gazi Babë

276

Selman Sulisi është zgjedhur kryetar i Aleancës -Dega Gazi Babë.Ai vjen nga Hasanbegu dhe njihet si një figurë shumë e respektuar në atë zonë shkruan Faktiditor.ch .Ai është tashmë pjesë e partisë Aleanca Shqiptare e drejtuar nga Zijadin Sela.Sulisi thotë për Faktiditor.ch se ka zgjedhur Aleancën për shumë arsye por njëkohësisht ai e kupton politikën ndryshe, pa konfliktualitet, pa përçarje, por si një mision që mund të ndihmojë shoqërinë civile sidomos në këto momente kur shqiptarët në veçanti po përballen me probleme të natyrave të ndryshme.

Sulisi tashmë ka marrë një përgjegjësi politike për të udhëhequr njërën ndër degët e rëndësishmë të Gazi Babës, por ai njëkohësisht me gjithë strukturat tjera po bëhen gati për Kongresin e partisë që mbahet në fillim të muajit mars.
Ai funksionin e kryetarit të Aleancës -Dega Gazi Babë e ka marrë në Kuvendin zgjedhorë të mbajtur të shtunën .Në mbledhjen e kryesisë në përputhje me statutin e partisë,u vendosë dhe të zgjidhen strukturat e reja udhëheqëse.
“Kryesia në mbledhjen e mbajtur sot e shtunë dt. 24.02.2018 ka marrë vendim që në Kuvendin zgjedhor në përputhje me statutin e partisë, të vendosë dhe të zgjedhë strukturat e reja udhëheqëse ne Degën e Gazi Babës@.tha Sulisi i cili gezon nje autoritet ne ate zone ndersa me profesion është pedagog
Njëkohesisht janë bërë emerime për postin e nënkryetarit, sekretarit të degës si dhe kryesisë së saj. ASH Dega Gazi Babë zgjodhi delegatët për pjesëmarrje në Kongresin e parë të Aleancës për Shqiptarët që do të mbahet në Tetove me 11 mars 2018/Faktiditor.ch/

Comments