Sulm brenda familjes në Gostivar – dy motra denoncojnë dajën për dhunë
Një rast i dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Gostivar. S.F. (20) ka denoncuar se ajo dhe motra e saj janë sulmuar fizikisht nga daja i tyre I.U. në fshatin Turçan i Epërm, ndërsa ndaj tyre janë bërë edhe kërcënime serioze. Sipas denoncimit, situata është qetësuar pasi ka ndërhyrë babai i tij. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit, transmeton Tetovasot.
