“Të bëhen pjesët nga 25 minuta”, De Laurentiis jep idenë e çuditshme për ta ndryshuar futbollin!

141

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka ngritur shqetësime për të ardhmen e futbollit, duke paralajmëruar se sporti rrezikon të humbasë interesin e gjeneratave të reja nëse nuk përshtatet me kohën.

Në një deklaratë të fundit për “The Athletic”, ai propozoi ndryshime të thella në rregullat e lojës, duke nisur nga kohëzgjatja e ndeshjeve, shkruan Indeksonline

“Do t’i shkurtoja pjesët nga 45 minuta në 25 minuta secila”, u shpreh presidenti i klubit italian

Sipas tij, futbolli aktual është bërë më pak tërheqës për të rinjtë, të cilët kërkojnë ritëm më të shpejtë dhe më shumë spektakël. Për këtë arsye, De Laurentiis sugjeron edhe heqjen e kartonëve të verdhë dhe të kuq, si dhe rishikimin e rregullave për të rritur numrin e golave dhe emocionet në lojë.

Comments