Tetovë:Takim i Trupit koordinues pas reshejve të mbrëmshme

201
fresco
midle
DSC_0029

Sot në mëngjes u realizua takimi koordinues i Shtabit të Emergjencës pranë komunës së Tetovës i cili, konstatoi gjendjen pas reshejve të rrëmbyeshme që mbrëmë kapluan Tetovën dhe një pjesë më të madhe të vendit tonë. Në takim gjithashtu u sollën sygjerime dhe konstatime për hapat e ardhshëm që kanë të bëjnë me menaxhimin sa më efikas të situatës në teren, e në veçanti në vendet e identifikuara si zona kritike.
Përfundimet dhe konstatimet  që u sollën në takim janë si vijon
:
– Me kërkesë të Komunës së Tetovës, në mbledhjen e djeshme urgjente të Qeverisë u soll vendimi  që në 15 ditët e ardhëshme  të shpallet gjendje krize në rajonin e Shkupit dhe Tetovës, për shkak të nivelit të madh të reshejve të shiut.
– Komuna e Tetovës ka caktuar përfaqësues
në Shtabin republikan për menaxhim me kriza, i cili do të raportojë mbi gjendjen, dëmet dhe resurset e nevojshme për tejkalimin e situatës me reshjet.
– Gjatë natës së djeshme,  Shtabi i emergjencës ka kryer kontrolle të regullta deri në orën 6 të mëngjesit së sotëm, dhe ka konstatuar se gjendja me reshjet në  zonat kritike si
: f.Shipkovicë, f.Sellcë, Reçicë e Madhe dhe e Vogël, Lagja Dardania, f.Poroj, dhe disa pika tjera në qytet, ka qënë normale, dhe jashtë rrezikut për pronën dhe jetën e qytetarëve në këto zona.
-Rruga Shipkovicë-Brodec-Veshallë-Bozofcë, në pikën ku kalon i ashtuquajturi
Përroi i Madh” si pasojë e reshjeve gjatë natës,  ishte e pakalueshme për automjetet dhe qytetarët, por pas intervenimit me maqineri adekuate ajo sërish është dekllokuar dhe në të kalohet me kushte të vështirësuara qarkullimi.
-Lumi Shkumbin gjatë natës ka pasur rritje të nivelit të ujit, por e gjithë kjo në korniza të pritshmërive duke pasur parasysh sasinë e madhe të reshjeve të shiut gjatë natës.
-Në lumin në Reçicë të Madhe gjithashtu është evidentuar rritje e nivelit të ujit, pa devijime në rrjedhën e lumit dhe pa dëme mbi pronat e banorëve.
-Për arsye preventive do të rritet numri i maqinerisë së rëndë të angazhuar në fshatrat e malësisë.
-Analizat nga Qendra për Shëndet Publik tregojnë se uji në qytet, është në gjendje të rregullt bakteriologjike dhe i njëjti mund të pihet.
-Për momentin priten të dhënat për cilësinë e ujit për pije nga fshatrat e malësisë, andaj apelojmë deri te banorët që perderisa nuk kemi të dhëna të mos përdorin për pije ujin nag sistemi i ujësjellësit, rezervoaret apo puset e fshatrave.

Comments