Trump: Nëse duam, e shkatërrojmë Iranin brenda nate

179

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se operacionet ushtarake kundër Iranit po shkojnë sipas planit dhe se forcat amerikane kanë kapacitet të shkatërrojnë të gjithë vendin brenda një nate të vetme.

Sipas tij, gjatë 37 ditëve të fundit, forcat e armatosura të ShBA-së kanë kryer mbi 10,000 fluturime luftarake mbi territoret iraniane, një aktivitet që ai e përshkroi si diçka e padëgjuar më parë, transmeton Klankosova.tv.

Comments are closed.