Vetëvendosje: LDK-ja në panik nga rënia e mbështetjes së qytetarëve

160
Vetevendosje1-690x380

Moebel THEMA

Lëvizja Vetëvendosje thotë se pas skandaleve të shumta që prej krijimit të koalicionit LDK-PDK-Srpska; pas qeverisjes skandaloze bashkë me klanin “Pronto”; pas dështimit që të sjell “Zajednicën” dhe Demarkacionin; pas mungesës së guximit për të thënë qoftë edhe një fjalë të vetme kundër klanit “Pronto”…, sipas VV-së, LDK-ja nën drejtimin e Isa Mustafës, në vend që të merret seriozisht me veten dhe të kuptojë humbjet e mëdha në elektorat, po shpif e akuzon.

Në një reagim të tyre thuhet se LDK-ja e Isa Mustafës, tashmë e ka shndërruar në traditë shpifjen dhe akuzën, ndaj kujtdo që ia thotë të vërtetën. Qoftë ndaj medieve, qoftë ndaj kompanive të ndryshme që masin opinionin publik dhe qoftë ndaj qytetarëve.

“Në vend që të kërkojë sqarim nga kompania që kishte realizuar këtë sondazh, dhe të kërkojë të dijë parametrat, metodën e punës, etj. që ta analizojë nëse ky sondazh është serioz dhe shkencor, LDK e Isa Mustafës ka vendosur ta denoncojë atë pa pasur asnjë informacion, dhe të tentojë në mënyrë absurde ta lidhë këtë sondazh me Lëvizjen VETËVENDOSJE!. LDK-ja e drejtuar nga Isa Mustafa është në panikë të madhe pikërisht ngase po e di që ky dhe sondazhet e tjera të kohëve të fundit janë të vërteta. Ne tashmë jemi të bindur që rezultatet e këtij sondazhi – që flasin për rritje të madhe të VETËVENDOSJE!-s – përputhen me atë çka mendojnë qytetarët, dhe çka po shprehin ata për çdo ditë në vizitat tona në teren”, thotë ky subjekt.

Comments