VIDEO/ Kapiteni John Terry shpërthen në lot pas golit

357

VIDEO/ Kapiteni John Terry shpërthen në lot pas golit

John Terry ka shënuar për skuadrën e Chelseat golin e parë kundër Watfordit. Pjesa e parë përfundoi 2 me 1, ndërsa Terry hapi serinë e golave në minutën e 22-të.

Kapiteni i Bluve të Londrës pas golit nuk arriti t’i ndalte lotët, që ishin të gëzimit dhe mërzisë, pasi kjo dhe ndeshja e së dielës priten të jenë të fundit në “Stamford Bridge” dhe për Chelsean.

Comments