Çfarë i tha Majlinda Bregu zyrtarit amerikan Yee?

249

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee u takua për 60 minuta edhe me deputeten demokrate, Majlinda Bregu.

Kjo e fundit njihet si kritike e qëndrimeve të Bashës për mospjesëmarrjen në zgjedhje dhe rrugën që po ndjek lidershipi i PD-së.

Mësohet se Bregu i ka thënë zyrtarit amerikan se mbështet paketën “McAllister” për zgjidhjen e krizës politike, shkruan Lapsi.al.

Njëlloj si në grupin parlamentar dhe më pas në media Bregu ka deklaruar se jo vetëm e mbështet këtë paketë por e cilëson një gafë refuzimin e saj në takimin e zhvilluar me kryeministrin Rama.

Comments