Walker mesazh të qartë Kurtit: Ngutuni bëjeni qeverinë, shteti nuk funksionon pa institucione

461

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili erdhi për vizitë në Kosovë, ka pëfunduar takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Pas takimit Walker i tha mediave se ai e ka këshilluar Kurtin që bashkë me partnerin e saj të nguten në formimin e qeverisë dhe krijimin e institucioneve.

“Unë vetëm i këshillova që të nguten për formimin e qeverisë dhe ta bëjnë atë, nuk e di nëse ai do të më dëgjoj mua por kjo është ajo çka unë i thash. Kanë kaluar 100 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve dhe mendoj që negociatat janë ngushtë me sistemin paraprak po edhe mendoj që është një sistem i ri”, tha Walker.

Tutje Ëalker u shpreh se shteti pa qeveri është vështirë të funksionoj, duke shtuar se ai është i interesuar të shoh situatën politike të Kosovës.

“Unë e njoh Kurtin qe 20 vite ai kishte qenë i ri me flokë të gjata, unë kam qenë gjithmonë i fasionuar nga ai. Unë jam i interesuar për politikën e Kosovës. Shteti pa një qeveri është një shtet i vështirë, juve ju duhet qevria. Ju keni një shansë tani për të rinjtë por edhe për idetë e tyre të reja. Jam i ineresuar që të shoh që kjo do të funksionoj dhe shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti”, u shpreh Walker.

Kujtojmë se William Walker dje zhvilloi edhe një vizitë në selinë qëndrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. /IndeksOnline/

Comments