“Yaroslav i urti” – Zelensky dekoron Ramën, nënshkruajnë edhe një marrëveshje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka dhënë një dekoratë kryeministrit Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Zelensky i dorëzoi Ramës çmimin “Yaroslav i Urti’ për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen që kryeministri shqiptar i ka ofruar Ukrainës.
Ndërkaq, Shqipëria dhe Ukraina kanë firmosur traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimin mes dy shteteve.

