Ylli kosovar transferohet te Hannoveri: Është ndjenjë e veçantë

403

Futbollisti kosovar, Valdrin Mustafa ka ndryshuar skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ashtu si shumë futbollistë nga Kosova, edhe Mustafa ka kaluar në një skuadër të re gjatë mini afatit dimëror, shkruan Indeksonline.

 

Mustafa i ka dhënë fund me ekipin e Kaiserslautern dhe ka firmosur kontratë me gjigantin gjerman, Hannover 96.

 

Në një intervistë për Indeksonline, 20-vjeçari shprehet shumë i lumtur me kalimin në skuadrën gjermane.

“Hannoveri është skuadër e madhe, unë jam i lumtur që tash jam te ky super ekip.

Qëllimi im për 2019 është që të jem shëndosh dhe pa lëndime dhe të shënojë sa më shumë gola për ekipin tim të ri”, ka thënë Mustafa për Indeksonline.

Nuk mungoi edhe përgjigja për Kombëtaret, lojtari i ri i Hannoverit, vazhdon ta preferojë Shqipërinë para Kosovës.

“Është e thjeshtë, do të vazhdojë për Shqipërinë”, u shpreh ai.

Valdrin Mustafa gjatë sezonit të kaluar kishte zhvilluar plotë 27 takime dhe kishte shënuar 17 gola./IndeksOnline/

Comments