Zaev: Të ardhurat për familje me dy prindër dhe fëmijë do të janë 1.000 euro

206
fresco

midle

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot nga Shtipi porositi se në katër muajt e parë pas marrjes së pushtetit, paga minimale do të rritet në 12.000 denar. Ai deklaroi se qëllimi i partisë së tij është që në një familje me dy prindër dhe fëmijë, të ardhurat të janë 1.000 euro në muaj.

“Në mënyrë shtesë të ardhurave të këtilla do të gjenerojmë politika të cilat do t`i kthejnë paratë mbrapa te qytetarët. Secili qytetar do të ketë të drejtën e kthimit të 15 % nga tatimi i vlerës së shtuar të cilën është duke e paguar në secilën llogari dhe në gjithçka që po harxhon shteti. Kjo do të mundësoje që mesatarisht edhe 30.000 denar të ardhura vetëm në bazë të kthimit të TVSH-së”, potencoi Zaev.

Lideri i partisë opozitare vërtetoi se më të varfrit do të paguajnë tatime më të ulëta, ndërsa më të rrezikuarit do të lirohen në tërësi nga pagesa e tatimeve.

“Qëllimi përfundimtar është që ta kthejmë klasën e mese, t`i ndihmojmë të varfërve, populli i jonë të ketë para. Nëse populli ka para do të jetoje dhe do të ecë edhe në çarshi edhe në treg sot do të shiten prodhimet bujqësore. Duhet që të krijojmë një shoqëri të drejtë, shoqëri ku të ardhmen do ta shohin të gjithë”, deklaroi Zoran Zaev.

Comments