Zhduket 21-vjeçari nga Durrësi

176
rirane

Policia e Tiranës dhe Durrësit janë vënë në alarm pas denoncimit të humbjes së një 21-vjeçari në Tiranë.

Mësohet se denoncimi është bërë nga familja e djalit me banim në Durrës.

Sipas dëshmive djali 21-vjeçar rezulton i zhdukur prej 3 ditësh, pasi i kishte thënë nënës së tij se do të shkonte në Tiranë për të festuar ditëlindjen e një shoku.

Mirëpo, prej tri ditësh ai nuk është kthyer në shtëpi dhe as nuk ka kontaktuar me prindërit.

Sipas nënës, ai e kishte telefonuar të martën dhe i kishte thënë se do të qëndronte në Tiranë, por që prej asaj ditë e ëma s’ka asnjë kontakt me të.

Policia ka shpërndarë të dhënat e djalit të identifikuar si T.K në komisariatet e të gjithë qyteteve dhe po punon për gjetjen e tij./albeu.com/

Comments