ZYRTARE: Bernard Challandes shkarkohet nga FFK

432

Ashtu siç u prit, Federata e Futbollit të Kosovës ka shkarkuar përzgjedhësin Bernard Challandes.

Presidenti Agim Ademi në komunikate zyrtare konfirmoi ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun zviceran, shkruan lajmi.net.

Ademi tha se nuk janë përmbush kriteret e vendosura, andaj Challandes më nuk do jetë në krye.

“Ne jemi mbledhur për trajnerin Challandes, duke marrë parasysh objektivat tona, e falënderojmë për punën e bërë që kemi pasur sukses në Ligën e Kombeve, por tutje, nuk i kemi përmbush objektivat tona dhe në mënyrë të përbashkët kemi vendosur t’i ndërprejmë bashkëpunimin. Selektori Challandes nuk do jetë më trajner i ekipit tonë dhe ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin tutje. Ne po mendojmë për diçka më tutjeshme, e falënderojmë Challandes për të gjitha”, deklaroi ai./Lajmi.net/

Comments