ZYRTARE/ “Tronditet” Barcelona, Messi konfirmon dëmtimin 

115

 

Moebel THEMA

lionelmessi-cropped_vu82p54n9z0p1az0cyrkvrdse

Pas golit dhe ndeshjes së shkëlqyer ndaj Uruguait, ‘ylli’ i Barcelonës Leo Messi ka tronditur të gjithë pasi ka konfirmuar se vuan nga një dëmtim.

Argjentinasi nënvizoi se vazhdimisht ndjen dhimbje dhe pret ekzaminimet e stafit mjekësor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, shkruan Syri.net.

Si grup i kemi harruar të gjitha zhgënjimet e kohëve të fundit dhe jemi të gatshëm për suksese. Fitorja me Uruguait është një nismë e mbarë dhe unë jam i lumtur që shënova. Por nuk e di nëse do të jem ndeshjen tjetër sepse me të vërtetë kam dhimbje të vazhdueshme. Më duhet të flas me mjekun e skuadrës për të parë se për çfarë lëndimi bëhet fjalë. Po pres ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit“, u shpreh Messi.

Comments