Anëtarësimi i Kosovës në BE, i pamundur pa njohjen e pesë shteteve mosnjohëse
Pesë shtetet mosnjohëse të Pavarësisë, po dalin të jenë goxha problem për Kosovën. Derisa ekzistojnë këto shtete, Kosova nuk mund të anëtarësohet kurrë në Bashkimin Evropian, vlerësojnë njohës të proceseve integruese.
Sipas tyre, aplikimi i Kosovës përbën herën e parë që një shtet merr një nismë të tillë, pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Ata thonë se si çdo aplikim tjetër, edhe ky i këtij viti mund të mbesë në sirtarët e Bashkimit Evropian.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku thotë se aplikimi i Kosovës është bërë për sy e faqe, dhe si e tillë nuk do të merret për bazë.
Ai shton se marrja e statusit për vendin kandidat e vështirëson edhe më shumë mosnjohja e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Ai thotë se këto shtetet do ta bllokojnë procesin për t’u trajtuar si rast normal në procesin e anëtarësimit në Bashkimit Evropian.
Fatkeqësisht unë mendoj që për Kosovën nuk do të ketë asnjë hap procedural në funksion të konfirmimit të statusit të vendit kandidat, përkatësisht të fillimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, për faktin se Kosovën nuk e kanë njohur pesë shtetet anëtare të BE-së. Në mungesë të këtyre pesë njohjeve, Kosova është e hendikepuar të trajtohet si rast normal në procesin e anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Prandaj, akti i aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat, është vetëm një akt formal i ndërmarrë nga ana e institucioneve të Qeverisë së Kosovës, i cili eventualisht mund të reflektojë në nxitjen e debatit brenda strukturave institucionale të BE-së, por efekte që do të shkaktonte pasoja apo rezultate me këtë akt nuk do të ketë për Kosovën”.


Comments are closed.