Qeveria i jep banesë për shfrytëzim familjes të së miturës së keqtrajtuar

238

Në mbledhjen e 188, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i jap për shfrytëzim një banesë familjes të së miturës së keqtrajtuar.
Kjo hapësirë do të jetë në shfrytëzim të familjes për pesë vjet, shkruan lajmi.net.

Kurti tha se përmes veprimeve të tilla, ata dëshmojnë se sa janë të përkushtuar për mbështetjen e viktimave të dhunës.

“Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar me qëllim të ofrimit të strehimit është pika e nëntë. Adresimi dhe ofrimi i mbështetjes për familjet dhe personat në nevojë është përgjegjësi institucionale. Për viktimën e trafikimit të dhunimit dhe familjen e saj e njohur edhe si rasti i 11 vjeçares, përmes veprimeve të këtilla ne dëshmojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e viktimave veçanërisht për viktimat e dhunës”, ka thënë kryeministri.

“Komisioni rekomandues në mbledhjen e datës 21 .01.2024 ka shqyrtuar kërkesën e Drejtorisë për Mirëqenien Sociale në Komunën e Prishtinës dhe në këtë drejtim rekomandon që banesa e konfiskuar t’i jipet në shfrytëzim familjes për periudhën 5 vjeçare”, ka thënë Haxhiu. /Lajmi.net/

Comments