Safe City: projekt për rend apo skemë për mbushjen e arkës mbi shpinën e qytetarëve?

602

azaliteti që shkatërron Badinterin dhe dinjitetin politik është turpi i radhës.
Badinteri nuk është pronë partie, është mburojë kundër majorizimit!

Në botën shkencore, shkencëtarët nëpër laboratorët e tyre bëjnë eksperimente me shtazë. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, partitë politike VMRO–VLEN–LEVICA bëjnë eksperimente me qytetarët.

Sot, në kuadër të Ligjit Penal, shtohet edhe sistemi “Safe City”, pra një ligj për gjoba, i cili, çuditërisht, do të eksperimentohet fillimisht në tre qytete të banuar me shqiptare: Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

Një deputet pa legjitimitet politik, pa vota reale, u shfaq i gëzuar tej mase që ky ligj kaloi edhe me mekanizmin e Badinterit, ndonëse shumicën e deputetëve shqiptarë e përbën opozita. Me eufori deklaroi se “e debllokuam Badinterin e BDI-së”, duke harruar, ose duke bërë sikur harron, se mekanizmi i Badinterit nuk është pronë e asnjë partie, por një instrument kushtetues për të penguar majorizimin dhe imponimin e vullnetit politik të një etniteti mbi tjetrin.
Badinteri është mekanizëm i demokracisë konsensuale, i arritur me Marrëveshjen e Ohrit, për të mbrojtur shqiptarët nga diskriminimi.

Kanë arritur ta bindin edhe një deputet nga opozita që deklarohet “shqiptar” të votojë për këtë ligj. Nuk dihet nëse e ka bërë nga bindja ndaj ligjit apo nga bindja ndaj ndonjë interesi tjetër personal.

Comments are closed.