Saga e paperfunduar

224

Unë ëndërroj një botë, ku e vërteta është ajo që formëson politikat e njerëzve, në vend se politika të formësojë atë që njerëzit mendojnë se është e vërtetë.
Jetojmë në një botë të lodhur nga fjalët që nuk bëjnë asgjë, nga premtimet boshe që nuk i kalojnë as kufijtë e tryezës ku janë thënë. Njerëzit janë mësuar të thonë “nuk ka mundësi” dhe nuk bëjnë as edhe një hap të vetëm drejt zgjidhjes. Është vetëm një justifikim që e pengon ndryshimin. Dhe ne nuk jemi në kërkim të justifikimeve. Ne jemi në kërkim të ndryshimit. Ai ndryshim fillon me një njeri që guxon. Pastaj bëhet dy. Pastaj bëhet popull. Dhe pastaj, pa zhurmë e pa lavdi të pavlerë, bëhet histori.
Majorizimi nuk na con askund pervec se perligj ate thenien e Max Veberit “ diktatura e shumices ndaj “ pakices” “ eshte thembra e Akilit e cdo shoqerie multikulturore .Gjithsesi eshte ne natyren njerezore te kerkoje te dijme gjithmone e me shume e gjithcka.Njeriu ka nevoje për sfida te reja për tu ndjere “i gjalle” dhe ku ka sfide me te madhe se sa te kerkosh te dish ate gje për te cilen ti je i sigurte që është pothuajse e pamundur te dish.
Njerzit e ditur qe ne fillimet e viteve 90 thoshin se Kushtetuta eshte gjeneratori i te gjitha krizave politike ne Maqedonine e Veriut .
Ridefinimi ,Ilirida, Federalizimi i Maqedonisë, koncepte politike apo platforma politike qe nuk gjejnë jetësimin ne Maqedoninë e Veriut. A thua pse ?
Cka eshte mareveshja historike apo edhe vet-vendosja si koncept politik . Marveshja e Ohrit dhe ajo e Prespes jane mareveshje historike qe ndryshuan shum cka ne Maqedoni. Por ndosha nuk u kuptua thelbi i ketyre etapave qe kaluam . Na mungoj nje elite që mendon thellë dhe vepron largpamësisht. Kjo edhe mund te jete drama me e madhe e një populli që ka luftuar për të qenë, por po e humb gradualisht kuptimin e te qenit .
Njeriu mendon që duke ditur gjithçka atehere do te mund ti pergjigjet gjithçkaje e si rrjedhoje te gjeje zgjidhje për te gjitha pikepyetjet e medha rreth jetes politike ne vendin tone . Ata që janë kapluar nga lakmia dhe smira, herët a vonë do të bien në humnerën e humbjes dhe çrregullimit.
Njeriu është krijuar me një natyrë që anon edhe nga e mira, edhe nga e keqja. Kjo gjendje realizohet sipas pëlqimit dhe caktimit hyjnor dhe është e lidhur fort me faktin se kjo botë është bota e sprovave. Kjo është edhe arsyeja që njeriu vërtitet midis së mirës dhe së keqes, së bukurës dhe së shëmtuarës. Megjithatë, ata që arrijnë në nivelin më të lartë të mirësisë dhe bukurisë, janë pak a shumë të rrallë ashtu si malet e lartë dhe madhështorë.
Sot, politika shqiptare në RMV sipas shume eksperteve është e mbërthyer mes pragmatizmit klientelist dhe pozites dhe opozites pa orientim te qarte.
Kemi shumë krenari kombëtare, por pak vetëdije të thellë kulturore dhe intelektuale. Universitetet tona janë të politizuara. Rinia shqiptare ka më shumë gjasa të ikë për një kontratë në Gjermani sesa të marrë pjesë në një debat për zhvillimin e vendit. Kemi pak libra, pak mendimtarë publikë, shumë simbolikë, por pak substancë.
Kur kesaj i shtohet edhe fakti qe në praktikë, shteti mbetet me strukturë etno-maqedonase. deshmi per kete eshte Gjykata Kushtetuese. Shqiptarët jetojne me idene se ne Maqedonine e Veriut ata kane ndjesinë e përjashtimit te perhershem . Nese drejtesia eshte menaxhim i te mirave materiale dhe shpirterore ne nje shtet , shqiptaret nuk kane aksesin e duhur per te mare hisen e tyre te natyrshme qe u takon.

Comments