Abdyladi Vejseli uron 28 Nëntorin: Përgjithmonë qoft Shqipëria


Kryetari i PPD-së, z.Abdiladi Vejseli ju uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Urime Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Çamëri, Preshevë, Ulqin, Plavë e Guci.
28 Nëntori i vitit 1912, është Dita e Pavarësisë së shteti të parë Shqiptarë, dhe njëherit është dita më e rëndësishme në historinë e kombit tonë.
Në këtë ditë duhet tu perkulemi me gjithë nderin dhe respektin, atyre qe sakrifikuan cdo gje nga jeta e tyre, për ta parë kombin dhe atdheun e tyre të lire dhe të përparuar. Shqiptarët kanë ditur gjithnjë të bëjnë zgjidhjen e duhur në momentet vendimtare, shpresojmë që edhe këtu në Maqedoni do të marrim fatin në duart tona për një jetë më të mirë.
Rroftë Shqipëria, Rrofte Flamuri Kombëtarë, Rroftë Atdheu.