Bekim Haxhiu e zë një student duke kopjuar, e publikon në rrjete sociale

557

Bekim Haxhiu i PDK-së, Bekim Haxhiu që është edhe mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë, ka treguar se si e ka kapur duke kopjuar një student.

Forma e kopjimit, sipas fotografive të publikuara ishte me një “orë të mençur”, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka bërë thirrje që gjëra të tilla mos të përsëriten.

Postimi i plotë:

Mos kopjo!
Mëso!
Nesër do të dilni para pacientëve me njohuritë që keni mësuar, jo me ora e telefona të mençur me të cilët kopjoni!

Këtë metodë të kopjimit e kam hasur në këtë afat të provimeve, tek një student gjatë mbajtjës së provimit në Fakultetin e Mjekësisë në Departamentin e Fizioterapisë. /Lajmi.net/

Comments