Bilanc tragjik: Edhe 13 kosovarë vdesin nga koronavirusi brenda 24 orëve
Edhe 13 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, shkruan lajmi.net.
Në komunikatën e fundit të IKSHPK-së ishin të shënuara 256 viktima.
Ndërkaq sot ky numër ka shkuar në 269.
Po ashtu, sot janë konfirmuar edhe 225 raste pozitive me COVID-19. /Lajmi.net/

