Biografi e paautorizuar e Vjosa Osmanit: Oportuniste, milionere dhe notere e Kurtit

225

Biografi e shkruar nga Paparaci

Një fjali e turpshme në biografinë e Jakup Krasniqit, të publikuar në uebfaqen e Zyrës së Presidentes, e ka përfshirë në një tjetër skandal Vjosa Osmanit.

Zyra që drejtohet nga presidentja ka bërë një lëshim skandaloz në biografinë e Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash të akuzuar për krime lufte nga një gjykatë speciale në Hagë – një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme në Kosovë.

“Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës”, thuhej në një biografi të Jakup Krasniqit të publikuar uebfaqen e Presidencës.

Teksti tashmë është përmirësuar. Zyra e Presidentes është distancuar nga përmbajtja skandaloze. Ka thënë se do të nisë hetime për të gjetur personin që ka ndërhyrë në biografinë e Krasniqit.

Kjo nuk është hera e parë që shefja e shtetit përfshihet në afera e përflitet në publik për keqpërdorime.

Gruaja që donte t’i jepte fund krimit e korrupsionit para garës zgjedhore në shkurt të 2021-s – të cilat më pas e nxorën atë presidente të vendit – në gjysmën e mandatit të përshkuar si presidente është kthyer në figurë turbulluese.

Nëse një fjali që e paraqet ish-presidentin Krasniqi si të dyshuar për krime lufte “duhet” të qëndrojë në biografinë e tij, disa faqe do të duheshin për skandalet dhe manovrat e palavdishme të Vjosa Osmanit si presidente.

Cila është biografia e vërtetë presidentes Vjosa Osmani?

Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Kosovës me mandat të plotë më 4 prill të vitit 2021, rreth dy muaj pas fitores në zgjedhjet nacionale të një koalicioni parazgjedhor të asokohe partisë që ajo udhëhiqte, Listës Guxo, me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Kthehemi pak më mbrapa… Çka ndodhi një vit më herët?

Para se të zgjidhej presidente, ajo mbajti pozicione të forta edhe në vitin 2020, duke u mbështetur te fuqia e ish-partisë së saj, Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndonëse humbi në zgjedhjet nacionale të vitit 2019, kur garoi për kryeministre me LDK-në, Osmani u zgjodh kryetare e Parlamentit të Kosovës bazuar në një marrëveshje politike të arritur asaj kohe mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Kur marrëveshja LVV-LDK u prish dhe ish-Qeveria Kurti ra në qershorin e vitit 2020, Vjosa Osmani kishte plane të tjera: Ajo e tradhtoi LDK-në, pjesë e së cilës ishte që nga rinia e hershme. Mbajti anën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ishte e qartë se ajo po punonte për interesa të të tjerëve. Kundër partisë së saj.

Osmani u largua përfundimisht nga LDK-ja në qershor të vitit 2020, pasi refuzoi ta votonte qeverinë e re për të cilën u mandatua Avdullah Hoti i LDK-së. Deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja, ushtroni pozitën e kryeparlamentares. Në nëntor, u ngjit në pozitë si u.d e presidentes pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Në fund të vitit, Qeveria Hoti u rrëzua pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Osmani tashmë e kishte të qartë planin e saj. Vrapoi të lidhte aleancë me Albin Kurtin. Një ish-marksist dhe një liberale e qendrës së djathtë formuan një dyshe që është pothuajse e pamundshme në konceptet e politikës moderne. Por, prapa fshihej lakmia e postit që e priste më vonë, ai i presidentes.

Më 4 prill të 2021-s, Vjosa Osmani u bë Presidentja e 5-të e Kosovës.

Para zgjedhjes së saj si presidente, kryeministri Albin Kurti derisa po i referohej paraardhësit të Vjosa Osmanit pati thënë se “presidenti është vetëm një noter shtetëror” dhe se kjo pozitë nuk është shtyllë e shtetit.

Mënyra se si ai e koncepton pozitën e presidentit, është pikërisht sesi Vjosa Osmani ka funksionuar në rolin e shefes së shtetit. Një noterë që ka miratuar gjithçka që i ka dal përpara. Rrallë herë, ose asnjëherë, ka mbajtur ajo qëndrime për çështje të ndjeshme nëpër të cilat ka kaluar vendi këto tri vite.

Më shumë është përfshirë në afera… dhe e ka shtuar pasurinë.

Ende pa u mbushur një vit prej formimit të qeverisë së re e zgjedhjes së Osmanit presidente, skena politike u trazua nga publikimi i shpenzimeve për karburante të deputetëve e të gjitha legjislaturave. Vjosa Osmani, tash presidente, ishte e përfshirë në listën e deputetëve mashtrues.

Osmani dyshohet se përfitoi afër katër mijë euro mbulesë për shpenzime të derivateve nga buxheti i Kuvendit të Kosovës pas vitit 2012, ndonëse ka deklaruar se jeton në Prishtinë prej më shumë se dhjetë vitesh.

Sipas të dhënave të publikuara nga Kuvendi i Kosovës, Vjosa Osmani, përfitoi mbulesë prej 1 mijë e 780 euro për shpenzime të derivateve në vitin 2012, shkruan Paparaci.

Viti 2012 shënon shpenzimet më të mëdha që deputetja e atëhershme dhe tashmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kishte bërë për udhëtime brenda një viti. Në po të njëjtin vit, Vjosa Osmani ishte martuar me Prindon Sadriun. Dyshohet se që pas lidhjes së kurorës me Sadriun në vitin 2012, Osmani dhe bashkëshorti i saj banojnë në kryeqytet.

Osmani, kompensimit për udhëtime mori edhe për dy vite të tjera: më 2013 dhe 2014. Ajo më 2013-n për dymbëdhjetë muaj kishte shpenzuar 1 mijë e 240 euro. Totali i shpenzimeve të Osmanit për karburante kap vlerën e 3 mijë e 920 euro.

Ajo dhe të tjerët nuk u hetuan asnjëherë mbi dyshimet për keqpërdorimin e parave publike në këtë rast.

Si presidente, në biografinë e Vjosa Osmanit, “duhet” të përfshihet edhe pasurimi i saj.

Presidentja e njërit prej vendeve më të varfra në Evropë, e rriti kapitalin e saj nga viti në vit. Bleu banesë në një nga lagjet më luksoze të Prishtinës.

Viti 2023 ishte shumë i suksesshëm financiarisht për Osmanin. Presidentja, për këtë vit deklaroi se posedon pasuri që në përgjithësi i shkon mbi një milion euro. Në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme, ajo ka deklaruar gjashtë prona në pronësi të saj dhe Prindon Sadriut dhe të cilat e mbërrijnë vlerën e përgjithshme të 970 mijë e 760 eurove.

Ajo u zhvendos për të banuar në “Marigona Hill”, një nga hapësirat më luksoze të kryeqytetit që është në ndërtim e sipër. Kjo konfirmohet në deklarimin e saj të pasurisë për vitin 2023. Shtëpinë e re në këtë lagje luksoze ajo e ka deklaruar në vlerë 170 mijë euro.

Si presidente, Vjosa Osmani nuk bëri asgjë as për shëndetësinë publike. Përpos që e shpërfilli atë.

Në dy raste, ajo kreu intervenime mjekësore në spitale private. Njëherë brenda, e njëherë tjetër jashtë vendit. Në njërin prej këtyre rasteve, ajo dyshohet se shkeli Kushteturën.

Në fillim të mandatit të saj, në vitin 2021, Vjosa Osmani vendosi të kryente një ndërhyrje kirurgjike për heqjen e kilogramëve. Operimin ua besojë mjekëve nga Turqia. Lajmi u bë publik rreth një vit më vonë me gazetat turke që raportuan se presidentja e kishte kryer operimin në Turqi larg syve të publikut.

Ndonëse operimi kirurgjik parasheh anestezionimin e pacientit, Vjosa Osmani, në këtë rast nuk ia kaloi kompetencat kryeparlamentarit Glauk Konjufca. Bartja e përkohshme e përgjegjësive të presidentes te kryeparlamentari, sipas Ligjit për Presidentin, bëhet kur presidenti/ja nuk është i aftë të kryejë përgjegjësitë e tij/saj.

Në nëntor të vitit 2022, presidentja Osmani u shtrua sërish në spital. Sërish zgjodhi në institucion privat. Operimin e realizoi në spitalin privat “Aloka” në kryeqytet.

Presidenca njoftonte asokohe se intervenimi kirurgjik të cilin e kreu presidentja ishte i lehtë: heqja e tëmthit. Po ashtu, e rregulloi shkeljen e mëparshme. Kësaj radhe, presidentja i barti përgjegjësitë e përkohshme te kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. /Paparaci.com

Comments