Cili ish-presidenti i Maqedonisë është me origjinë Shqiptarë (video)

205

 

Xha Branko zbulon edhe nje sekret per ortodokset.

Gjate nje interviste te dhene ne sezonin e ri televiziv te prezantuesit Agim Poshka ne Tv21 , mixha Branko Manojloski , rilindasi i Rekes, pas nje shetitje te detajuar ne shtepine e tij ne Kiçinice ka zbuluar dhe trungun familar se familjes se tij. Ne kete trung gjeneologjik, Poshka pyet nese ka njerez te njohur ne trungun familjar te familjes Manaili . Mixha Branko pa hezitim kujton emrin e Vidoe Smileski – Bato. Ky eshte nje emer qe ka qene shume aktual ne jeten politike te Maqedonise gjate luftes nacional clirimtare por edhe pas perfundimit te luftes. Behet fjale per ish – presidentin e Republikes Popullore te Maqedonise Video Smileski – Bato. Nje emer qe edhe sot qarkullon ne Maqedoni sepse nuk ka qytet ku nuk gjindet nje shkolle, rruge apo institucion qe nuk ka emrin “Video Smileski – Bato”. Pikerisht per kete personazh mixha Branko deklaron qe ka qene Shqiptar Ortodoks nga Reka dhe familjar e nga shtepia ku edhe ka lindur Mixha Branko . Kete argument e mbeshtet me trungun gjeneologjik qe garanton qe eshte autentik. Per me shume shikoni video te transmetuar ne emisionin e Agim Poshkes kete jave.

Kush ishte Vidoe Smileski – Bato?

Sipas faqes zyrtare te kuvendit te Maqedonise ai eshte nje nga personat kyq ne organizimin e luftes revolucionare gjate periudhes ‎1941-1945 dhe i derguar nga partia komuniste e Jugosllavise per te organizuar Kongresin e ASNOM , qe eshte kongresi ku u themelua Republika e re e Maqedonise. Lidhur me vendin e tij te lindjes edhe faqja zyrtare e kuvendit te Maqedonise mbeshtet faktin qe eshte nga fshati Nikiforovo nga Reka e eperme, nje zone e cila sipas shume studimeve ka qene etnikisht e paster Shqiptare deri ne fillim e sistemin komunist ne Maqedoni. Pas ardhjes se komunizmi , posaqerisht ne vitet 60 asimilimi i popullsise Shqiptare ortodokse arrin kulmin dhe shume Shqiptare ortodoks asimilihen ne Maqedonas.

Cfar poste ka pasur Vidoe SMileski – Bato?

Sipas faqes zyrtare te kuvendit te Republikes se Maqedonise www.sobranie.mk Vidoe Smileski – Bato ka qene funksionar i larte ne ish-sistemin komunist dhe ka pasur keto poste:
– Anetar e komitetit qendror te partise komuniste te Maqedonise.
– sekretare i partise komuniste te Maqedonise
– kryetar i partise komuniste te Maqedonise per rajonin e Shkupit
– i derguar nga partia komuniste e Jugosllavise per te organizuar kongresin ASNOM ne te cilen u themelua Republika popullore e Maqedonise
– pas clrimit eshte anetar i komitetit qendror te partise komuniste te Jugosllavise nga kongresi i 5 deri te kongresi i 8. ( burimi: www.sobranie.mk)

-‎1947 – 1954 eshte nënkryetar i qeverise se Maqedonise
-‎1963 -1967 president i asamblese se Maqedonise ( ne rethanat e sotshme President i shtetit).

Pas ketyre posteve Vidoe Smileski Bato avancohet ne organet ekzekutive te federatës se Jugosllavise  duke patur disa detyra e midis tyre edhe president i keshillit federal te asamblese federale te Jugosllavise.

Vlerat e mixha Brankos

Gjate ketyre viteve te fundit mixha Branko ka  ngritur fuqishem zerin per vetedijsimin e Shqiptareve ortodoks qe nuk eshte pritur gjithmone mire edhe nga vete bashkfshateret e tij ne zonen e Rekes se Eperme ne Maqedoni por megjithate sic thote ai ne intervisten te realizuar nga Agim Poshka .. duhet te diget origjina .. oni ti mundes te jesh cish re dush ama nje gje nuk duhet te harrosh dhe kjo eshte origjina jote.. qe eshte origjina Shqiptare.

Comments