Dështon rezoluta e VV-së për pandeminë, e votojnë veç 25 deputetë

443

Ka dështuar rezoluta e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

E njëjta nuk ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në Parlament, shkruan lajmi.net.

Për këtë propozim-rezolutë kanë votuar vetëm 25 deputetë.

Në këtë rezolutë rekomandohej ndër të tjera që të shkohej në procedurë të përshpejtuar me Ligjin për Pandeminë, dhe po ashtu kompensimin e orëve shtesë për stafin shëndetësor. /Lajmi.net/

Comments