Dinari qarkullon edhe sot në Graçanicë

274

Nga sot ka hyrë në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme.

Megjithatë, ekipi i KosovaPress-it sot ka evidentuar qarkullimin e dinarit nëpër dyqane të Graçanicës.

Në një nga market në këtë komunë, një qytetar ka bërë pagesë me dinarin serb që është antikushtetues dhe antiligjor në Kosovë.

Comments