FOTO/ Zbuloni si është ndërtuar kjo orë gjigande

420

 

38b8e68900000578-3804164-the-giant-clock-carried-on-ticking-throughout-the-day-and-night-a-12-1474642653195

Një firmë kamionësh kanë ndërtuar atë që pretendohet të jetë  ora e parë në botë e bërë tërësisht nga kamionët. E përbërë nga 14 të tillë, së bashku me 90 shoferë, ora gjigante u ndërtua në një fushë aviacioni të braktisur me sipërfaqe 70,000 metër katror.

Funksionimi normal i orës filloi këtë javë dhe ajo punon non-stop për 24 orë.

‘Kamionët janë të mëdhenj, makina të fuqishme, por janë të dizenjuar detajisht, instrumente të rafinuar, ashtu si edhe orët,’ shpjegon Staffan Arvs, Kryetar i Marketingut dhe Komunikimit tek Scania, firma Suedeze e kamionëve që ndërtoi orën.

‘Secili kamion duhet të optimizohet për detyrën e tij specifike në orën gjigande dhe monitorohet në kohë reale.’

Me qëllim ndërtimin e kohëmatësit gjigant, kamionët duhet të përshkojnë një trajektore rrethore për 60 sekonda, përgjatë 24 orëve.

Kamioni i brendshëm duhet të lëvizë me shpejtësi 13 km/h, ndërsa ai i jashtëm me 53 km/h, thotë Scania.

Kamionët që matin minutat dhe orët, duhet të rrinë në një sekuencë përfekte të sinkronizuar.

38b8e68100000578-3804164-image-a-6-1474642413661 38b8e67500000578-3804164-image-a-7-1474642430024 38b8e68500000578-3804164-image-a-11-1474642468988

Comments