Gjykata e Apelit lë të lirë Saimir Tahirin, i hiqet “arresti shtëpiak” (FOTO)

405

Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda ka vendosur lirojë Saimir Tahirin nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ish-ministri i akuzuar për trafik droge do të hetohet tanimë nga organi i akuzës në gjendje të lirë.

Tahiri është shoqëruar me një automjet policie për në banesën e tij te “Kodra e Diellit”, ndërsa nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment për mediat.

Në një prononcim të shkurtër për mediat avokati i tij Maks Haxhia u shpreh: “Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e Gjykatë së Krimeve të Rënda. Klienti im do të hetohet tani e tutje pa masë sigurie”.

Pyetje-Përgjigje

Maks Haxhia: Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte shfuqizimi i vendimit nr. 97 datë 12 maj 2018 dhe vendimit 101 datë 15.52018 ku u vendos masa e arrestit të shtëpisë dhe momentalisht Tahiri është pa masë sigurie.

Pyetje: Kush ishte qëndrimi i Prokurorisë në këtë rast?

Maks Haxhia: Prokuroria mbështeti qëndrimin e Shkallës së Parë.

Pyetje: Fitoni dy herë përballë një vendimi të gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda, keni zhbllokuar pasaportën dhe keni hequr masën e sigurisë, keni një koment pse është bërë kjo?

Maks Haxhia: Pavarësisht se kjo është një reklamë, unë nuk kam më moshë për reklamë. Unë nuk do ta quaja fitore, për mua ishte një fitore për konsolidimin e praktikës lidhur me masat e sigurisë sepse ka një praktikë të zgjeruar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë që përcakton qartë, kriteret e përgjithshme dhe të posaçme kur merret një masë sigurie.

Pyetje: Si e bazoi prokuroria kërkesën e saj për arrest me burg ndaj Saimir Tahirit?

Maks Haxhia: Unë e thashë edhe herën e kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë mori një vendim të ndërmjetëm, bazuar në kërkesën e Prokurorisë që kërkonte arrest me burg mbi po të njëjtat materiale që kanë qenë prezente gjatë gjithë kohës në hetim.

Pyetje: Prokuroria ka bërë rekurs për çështjen e pasaportës së Tahirit…

Maks Haxhia: Ajo çështje është akoma në Gjykatën e Lartës, është procesi disi më i veçantë sepse është seanca seleksionuese nëse ka rrethana për të kaluar në gjyq apo jo. Deri tani mesa e kemi ndjekur nuk ka asnjë veprim lidhur me seancën seleksionuese.

Comments