Goditet nga kamioni gruaja e moshuar në Fushë Kosovë
Para pak minutash është aksidentuar një viktimë nga një kamion në Fushë Kosovë, përderisa ishte duke kaluar rrugën në zebra.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi”, ku lajmi është marrë pas publikimit të fotografive në rrjetet sociale nga mediat lokale, shkruan lajmi.net.
Deri tani nuk dihet për gjendjen shëndetësore të viktimës.
Rreth rastit është kontaktuar edhe Policia e Kosovës, por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje para publikimit të lajmit. /Lajmi.net/

