Gruaja nga Tetova thotë se s’mund të shkojë te burri i saj në Francë, pohon se vëllai dhe prindërit e dhunuan dhe ia morën dokumentet

273

Një grua 36 vjeçe nga Tetova thotë se vëllai i saj e ka sulmuar fizikisht dhe bashkë me prindërit ia kanë marrë dokumentet, pas çka, sipas saj, i është pamundësuar që ajo të shkojë në Francë te burri i saj.

“Tridhjetë vjeçarja nga Tetova, dje (06-shkurt) në orën 09:00 në SPB Tetovë ka raportuar se vëllai i saj I.K. (36) e ka sulmuar fizikisht dhe se së bashku me prindërit i kanë marrë dokumentet personale, për këtë arsye nuk ka mundur të kthehet në Francë, ku ishte e martuar dhe banonte. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Comments