Haxhiu ia ndal fjalën Bajramit: “Turp iu qoftë, i morët 51% dhe po i çoni qytetarët prap në zgjedhje”

137

Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës ia ndali fjalën Hykmete Bajrmait të Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila e quajti “mashtrim” dhe “shpërqendrim” thirrjen e seancës për ndryshim të Kushtetutës brneda natës nga Vetëvendosje me kërkesë të Vjosa Osmanit të cilën VV s’po e kandidon.

Fjala e Bajramit:

Jemi vetëm disa orë para se vendi të shkojë prap në zgjedhje. Dhe po diskutojmë amnadamente kushtetuese me 14 vjet vonesë.

Qytetarë, kjo seancë është për shpërqendrim të vëmendjes. Këto i morrën 51% të votave, për me i adresu çështje të qytetarëve, që i pret valë e re inflacionit.

Dhe këta sot na sjellin amandantenete, këta i ofendojnë sot të gjithë pacientën që dergjen pa barna esenciale, dhe këta ju thonë nje

Turp, i ke marrë 51%, dhe sot na kërkoni zgjedhje.

Në rend të ditës jemi, dhe sot ska rend të ditës më të madh se qytetarët mos me i çu në zgjedhke, dhe po i qoni ju.

E sot ish dashte me sjellë kandidat për president. Çka janë këto lojna që i bëni ndaj qytetarëve?

Comments