|
Mark Tirta Mund të thuhet se epiqendra e tërë Kreshnikëve janë Muji e Halil e familjen e tyre. Pra, duke shpjeguar këto figura, në një farë mënyre shpjegohen dhe Kreshnikët e tjerë. Në krijimin e figurave të kreshnikëve doemos që kanë gjetu pasqyrim tronditjet e konfliktet historike ndëretnike gjatë Mesjetës, të periudhës paraturke. Por, në veçoritë e këtyre figurave vërejmë dhe një brumë të qartë mitologjik që u ka dhënë një veshje të mbinatyrshme Kjo bie në sy në elementë të ndryshëm të këtij cikli. Fjala është pëi shkrirjen e tipareve të qënieve mitologjike në këto figura. Tiparet e tyre të mbinatyrshme dalin shpesh si elementë themelorë e me shumë kuptim, që bëjnë të sigurohet fitorja në ndeshje me armiqtë. Kraleviq Marko njihet si figurë historike që ka jetuar dhe vdekur në shek. XIV. Në cikël paraqitet krejt ndryshe nga ç’e paraqet historia. Në epos ai ka marrë tipare nga një kohë shumë më e largët se shekulli kui ai jetoi. Albert Lord ndalet te motivi ku Kraleviq Marko ndeshet me Vil.ën e ujit dhe e mbyt atë, duke e ndarë në dysh me shpatë. Këtë e shpjegon Gjurmë në shkëmb. “Lënë nga njerëz të mbinatyrshëm”. Radë, Durrës si një fitore të hyjnive më të reja, të një rendi më të ri, mbi hyjnitë përfaqësuese të një rendi më të vjetër. Një dukuri të tillë e kemi dhe në lidhjet Muji-Zanë. Kraleviq Markos i del Arapi me tri kokë që ze udhë e shtigje, njëlloj si Kuçedra jonë me tri kokë. Kur kreshniku ia pret kokën Arapit, ato i dalin përsëri e më të fuqishme, deri sa të mos ia ketë prerë të fundmen, siç ndodh dhe me Kuçedrën që ze ujërat. Mendojmë se këtu kemi të bëjmë me një bazë të përbashkët mitologjike paleoballkanike, ballkanike prej nga u muar kjo lëndë mitike. Këta paraqiten dhe si heronj të kulturës. Kreshnikët e këngëve të lahutës kanë shumë veti të Dragonjve: kanë forcë të mbinatyrshme, luftojnë me gurë të mëdhenj; kur ecin, dridhet toka, rrukullisen gurë, bien gjethet nga lisat, duket sikur bubullin. Më shumë tipare na kujtojnë figura të heronjve kulturorë që i takojnë kohës së lashtë të demokracisë luftarake. Çifti vëllezër është shumë domethënës. Në një rasttregohet se, kur lahen rrobat e kreshnikut, skuqettërë ujët nga gjaku. Kjo të kujton atë që në popull njihet si “Gjaku i Dragoit”, një lloj dheu në ngjyrë të kuqe të mbyllur, gati si në të zezë. “Guri i Gjakut të Dragoit” quhet dhe një lloj guri i kuq në të zi që në popull përdorej për të “shëruar” bagëtitë. Kjo i ka tërhequr vëmendjen në shekullin e kaluar dhe etnologut anglez Eduard Teilor, i cili shkruan se Shqiptarët e shekullit XIX shihnin në lumenj një lloj toke në ngjyrë të kuqe, që e konsideronin gjak hyjnor, ashtu siç shihnin edhe Grekët e vjetër gjakun e Adonisit në tallazet e lumit që përshkonte tej e tej Biblosin. Në këtë dukuri mendojmë se ruhet një relike e lashtë e besimeve mesdhetare, siç ruhet në trevën e ciklit edhe veshja me xhubletë (veshje mesdhetare, paraindoeuropiane), ku janë ushqyer e zhvilluar dhe heronjt kulturorë paragrekë e grekë, apo të Mesdheut Lindor. Në besimet popullore Dragojtë janë njerëz me tri zemra, me shtatë zemra, me gjarpërinj në bark. Këtë dukuri e ndeshim dhe te Kreshnikët, si: Muji, Musa Qesaxhia, Llush Kopelliqi etj. Në figurat “Muji e Halili” duhet të vërejmë, siç vë në dukje dhe Çabej, një tip të “vëllezërve Dioskurë” me tipare të veçanta të etnosit arbëror. Në ndeshjen e Gjergj Elez Alisë me Bajlozin e detit disa studiues kanë parë luftën e Dragoit kundër Kuçedrës. Brendia e kësaj ndeshjeje simbolizon, në të vërtetë, luftërat e popullit shqiptar kundër shkelësve e robëruesve të trojeve shqiptare, por brumi me të cilin është gatuar kjo baladë mendojmë se është shumë i lashtë. Dukuritë e mbinatyrshme në krijimin popullor janë të qarta: heroi ynë vepron tamam si një forcë e mbinatyrshme. Kuçedra ngordh vetëm kur i pritet koka, por ajo duhet të mbytet dhe në ujë, pëmdryshe ngjallet përsëri. Heroi ynë e hedh trupin e Bajlozit në një bunar, dhe thuhet “përtre vjetkrejt vendin e ka qelbun”. Në mitet popullore, kur tregohet për vrasje të Kuçedrës, thuhet se ajo u mbyt në det, në Drin, në liqen, në lumin Fand, në lumin Mat, në ndonjë pus dhe shtohet gjithnjë se “për tre vjet krejt vendin e ka qelbun”. Me elementë të lëndës nga Cikli i kreshnikëve përputhen dhe disa gojëdhëna me burim mitologjik të dëgjuara në malësitë shqiptare, më shumë në Veri, por dhe në Jug. Janë tregime për njerëz gjigandë, paraardhës të Shqiptarëve të sotëm që populli i quan Viganë; domethënë se është legjenda ku tregohet se Kreshnikët që banonin në shpellë ishin qënie me përmasa Viganësh. Halili ishte sa një plep i madh. Ai thotë: “xhinja s’kish met as sa maja e thonit e jona”. Me ta jetonte edhe një Shkja me përmasa vigane. Aty mbanin edhe umin (plorin) e parmendës që është një objekt simbolik. Kreshnikët e quajnë shpellën “botë të tyrë’, ndërsa botën ku jetojnë njerëzit “dynja tjetër”. IPërç’kohë bëhetfjalë? Shumë larg në kohë, prapa kësaj duhettë shohim njëmittëlashtësisë. Në truallin ilir janë gjetur disa terrakota e objekte metalike apo fytyrime të gdhendura në përmendore prej guri të kalorësit luftëtar. Ndër ta mund të përmendim hyjninë ilire kalorës luftëtar Medaurus. Ato flisnin për hyjni të përfytyruara si kalorës luftëtarë. Përta do të ketë pasur dhe Injë kompleks dukurish mitike, që erdhën deri te ne me eposin tonë, por mjafttë shndërruara, përzierje figurash e hyjnish të lashtësisë nga më të ndryshmet. “Herojt e punës e të kulturës”, janë mishërim i dijes rudimente të fituar nga njerëzit gjatë përvojës së tyre, në luftë për të përftuar nga natyra, me anë zbulimesh e shpikjesh, vlera në dobi të njerëzimit. Prometeu u vodhi zjarrin perëndive e ua dha njerëzve, duke u sjellur atyre përparim. Hyjnitë a qënie mitike ju sjellin njerëzve ujin që ju mungon, u nnësojnë të punojnë tokën, u mësojnë mjeshtri të ndryshme, u mësojnë dne shkrim, u japin njerëzve ligje e numra përtë vënë rregull. Trimi që u lëshon ujin njerëzve, që bën të ecë mbarë bujqësia ka tipare të heroit të kulturës. Elementë të veçantë të heroit kulturor gjejmë jo pak në përrallat e mitet tona. Elemente të herojt të kulturës, vërejmë diku-diku në rrëfenja mitike për Skënderbeun, për Lekë Dukagjinin; dukuri të këtij llojj ndeshim dhe në bëmat e Mujit e të Halilit tek Cikli i Kreshnikëve, në veprimet e Dragoit shqiptar. Në vende ku nuk ka ujë e njerëzit janë të etur, Skënderbeu me shpatën a me shkopin e tij çan tokën e shpërthen ujët. Lekë Dukagjini e Skënderbeu, sipas besimit popullor, na paskan lënë ligjet dokësore për të vënë rregull e për të bashkëjetuar njerëzit në harmoni. Zana e Gjarpri shërojnë njerëzit me barërat e tyre. Edhe në figurën e Qerosit ose në atë të Nastradinit vërejmë elemente të dijes, të zbulimeve me anë të përvojës popullore, po që u atribuohen atyre, si njerëz me forca misterioze, të mbinatyrshme. |

