Ligjet e Ministrisë për Shoqëri Informatike, nesër në procedurë
Katër nga gjashtë ligjet e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë të cilat kanë të bëjnë me administratën publike, mediat dhe dixhitalizimin do të shqyrtohen në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane ditën e nesërme. Këto ligje kishin shkaktuar revoltë të ministrit Azir Ali i cili ditë më parë tha se për fat keq është bërë praktikë që ligjet të miratohen në Qeveri dhe të mos procedohen nga Kuvendi.
Tani nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nuk u përgjigjën në pyetjet nëse është arritur marrëveshje politike për miratimin e ligjeve dhe çfarë nëse ato nuk miratohen.
I pyetur për qasjen e tij ndaj këtyre ligjeve, kryeministri Talat Xhaferi tha se është e drejtë e deputetëve të japin ose jo mbështetjen e tyre për ligjet e caktuara.
Nuk d.m.th. që përbërja qeveritare ka një mendim dhe ai mendim “unblock” do të realizohet në përbërjen parlamentare. Nëse këto qeveria ka konsensus nuk d.m.th. që ai konsensus automatikisht zbatohet edhe atje. Deputetët individualisht kanë të drejtë dhe kompetenca ekskluzive të mendimit ndryshe dhe të ndërhyrjes me amendamente. E dyta, unë besoj që nuk do të vijë në situatë që dikush prej përbërjes qeveritare në mënyrë ultimative të parashtrojë kushte dhe parakushte për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje”, tha Talat Xhaferi, kryeministër teknik.
Ligjet janë proceduar me flamur të Bashkimit Evropian, sepse sipas ministrit Aliu, janë drejtpërdrejtë të lidhura me direktivat e BE-së për reforma në administratë, dixhitalizim dhe media. Bëhet fjalë për Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, Ligjin për nëpunës administrativ dhe Ligjin për formim profesional me të cilat ministri tha se përmirësohet sektori publik dhe mundësohen trajnime dhe ngritje profesionale të nëpunësve. Në rend dite nesër është edhe ligji për transformim dixhital i cili parashikon formimin e një agjencie për sigurinë e rrjeteve dhe transformimin dixhital.

