Ministri Peci: Javën tjetër hapet thirrja e aplikimeve për Subvencionet 2024

239

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka bërë të ditur se javën tjetër hapet thirrja për aplikime për subvencione të këtij viti.
Kështu ka bërë të ditur Ministri Peci përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Më tutje ai shtoi se për buallicat ka dyfish rritje të mbështetjes financiare.

“Gjatë javës që vjen do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku për buallicat kemi dyfish rritje të mbështetjes financiare”, ka thënë Ministri përmes një postimi. /Lajmi.net/

Comments